Kanceri në zorrën e trashë është një nga format më të rrezikshme midis meshkujve dhe femrave, por, edhe pse ka shumë ilaçe natyrale që e parandalojnë këtë sëmundje, zyrtarët mjekësorë edhe më tutje konsiderojnë se nuk ka studime të mjaftueshme që mbështetin këto fakte.
Një shembull vjen nga universiteti në Adelaeida, Australi, ku studiuesit kanë zbuluar se acidi laurik (që përbën 50 për qind të vajit të kokosit) me sukses shkatërron 93 për qind të qelizave kancerogjene në zorrë të trashë, pas vetëm 48 orë tretman.
Eksperimentet janë bërë në minjtë laboratorikë, duke treguar efektin e mahnitshëm. Acidi laurik gjendet edhe në qumështin e gjirit të nënës, e paraqet aminoacidin që përkrah sistemin imun dhe ka ndikim kundër mikrobeve. Studimet amerikane kanë treguar se yndyrat në vajin e kokosit mund të përdoren në shërimin dhe parandalimin e diabetit, osteoporozës, sëmundjeve virusale dhe kancerit.