Si ta eliminojmë dhimbjen e dhëmbit për pakë minuta

Padyshim se dhimbja e dhëmbit është një nga dhimbjet më të pakëndshme, që pothuajse të gjithë e njohim.

Mirëpo, me ndihmën e një marifeti shumë të thjeshtë, që përbëhet vetëm nga një copë akulli, do ta kemi të lehtë ta eliminojmë atë, së paku deri sa të arrijmë te stomatologu.
Një studim i realizuar kohë më parë në Kanada, ka treguar se dhimbjen e dhëmbit mund ta eliminojmë ose ta lehtësojmë duke mos e hapur aspak gojën.
Ajo që na nevojitet është një copë akulli, të cilën do ta vendosim në rrudhosjen e dorës, mes gishtit të madh dhe gishtit tregues, dhe ngadalë do ta fërkojmë, pikërisht atë pjesë, pesë deri në shtatë minuta. Kjo pjesë e shuplakës është vendi ku gjenden mbaresat nervore, të lidhura me qendrën e dhimbjes në tru, e cila kontrollon shkallën e dhimbjes në duar dhe në kokë. Fërkimi me akull bllokon ato qendra dhe 90 % e pjesëmarrësve në studim kanë pohuar se kjo teknikë ua ka lehtësuar dhimbjen.