Muslimanja e parë në këshillin e qytetit të Milanos

Muslimanja, Sumejja Abdulkadir, ka arritur të siguroj fitoren dhe të futet në këshillin e qytetit të Milanos, dhe me këtë të bëhet muslimanja e parë në këtë Kuvend.

Sipas raporteve të Ministrisë së Punëve të brendshme, Sumejja e cila gjendet në listën e të majtëve të moderuar të Partisë Demokratike, ka marrë 1016 vota dhe kështu ka hyrë në këshillin e këtij qyteti të Italisë.
Sumejja, e lindur 38 vjet më parë, është me prejardhje palestino-jordaneze, dhe udhëheq projektin kundër dhunës ndaj grave, të quajtur “Aisha”.
Ajo, në profilin e saj ka falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin dhe e votuan në zgjedhjet lokale të Italisë.
Në biografinë zyrtare të saj shkruan se ka lindur në Peruxha të Italisë, dhe ka dy diploma, një nga biologjia dhe tjetrën nga gjuhët dhe kulturat e huaja. Ajo, gjithashtu ka magjistruar sociologjinë, ndërsa për momentin është duke punuar për doktoraturë.
Sumejja bashkëpunon me shumë universitete dhe shkollat italiane, ku mbanë ligjërata dhe kurse për Islamin, botën arabo-islame dhe për muslimanët e Evropës. Është gjithashtu edhe një nga themeluesit e GMI (Giovani Musulmana d'Italia, muslimanët e rinj të Italisë), ku mban funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarit. Në shtator të vitit 2008 ka botuar autobiografinë e saj "Unë mbaj hixhabin dhe e dua mbretëreshën”. Që nga viti 2011 bashkëpunon me qytetin e Milanos në Departamentin e Politikave Sociale. Është në krye të departamentit CAIMI (Koordinues i organizatave islame në Milano, Monza dhe Brianza), të udhëhequr nga David Piccardi i cili është një nga anëtarët italianë të rrjetit musliman të Europës në Bruksel, në krye me Tarik Ramadanin.