Një rrugë e Nju Jorkut merr emrin “Muhammed Ali”

Në rrugën 33 në Manhattan jo shumë larg kompleksit sportiv Madison Square Garden, e cila ishte pritëse e shumë përballjeve të rëndësishme të Muhammed Ali, u vendos tabela “Muhammad Ali Way”.

Bashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio tha se një pjesë e rrugës 33 në Manhattan u riemërua me emrin e legjendës së boksit "Muhammad Ali", cili vdiq të premten e kaluar në moshën 74 vjeçare.
Këtë vendim kryetari i Nju Jorkut e arsyetoi me faktin se Muhamed Ali tetë herë kishte boksuar në ringun e “Madison Square Garden”, por edhe prej dëshirës për t’i dhënë mirënjohje aktivizmit të tij.
Ai tha se “Muhammed Ali, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga lufta e tij në ring dhe jashtë ringut”.
Ndërsa Richard Gottfried, anëtar në kuvendin e Nju Jorkut, përgjegjës për zonën ku gjendet Madison Square Garden tha: "Muhammad Ali është admiruar nga e tërë bota për mënyrën që ka mbajtur parimet e veta, të besimit të tij dhe përkushtimit ndaj paqes dhe tolerancës. Është e kuptueshme që Nju Jorku duhet të nderoj një kampion të vërtetë botëror siç ishte Muhammad Ali".
Riemërimi i kësaj rruge për momentin është i përkohshëm, për t’u bërë përfundimtar duhet ta votojë edhe Kuvendi i Qytetit