Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolia, në xhaminë e madhe Aja Sofia është emëruar imami zyrtar.
Që nga viti 1935, kjo xhami nuk kishte imamë, por Drejtoria për Çështjet Fetare, bashkë me Myftiun e rajonit Fatih, kanë marr vendim për emërimin e një imami të përhershëm që do t’i udhëheqë pesë namazet ditore.
Mediat turke raportojnë se tash e tutje nga minaret e kësaj xhamie do të dëgjohet thirrja e ezanit pesë herë në ditë.
Në korrik, për herë të parë u transmetua leximi i Kur'anit nga Aja Sofija.
Aja Sofija fillimisht është ndërtuar si kishë, në shekullin e gjashtë, ndërsa në vitin 1453 është shndërruar në xhami, kur turqit morën Konstandinopojën e asaj kohe. Kështu mbeti afro 500 vjet, derisa Republika e re e Turqisë, nën udhëheqjen e Mustafa Qemal Ataturkut, në vitin 1931, e shndërroi në muze dhe ndaloi të gjitha shërbimet fetare - krishterëve dhe muslimanëve.
Në vitin 1985, Aja Sofija është regjistruar në Listën e Trashëgimisë kulturore nga UNESCO.