Dje, në moshën 88-vjeçare ndërroi jetë dijetari i madh musliman, me prejardhje shqiptare Shejh Shuajb Arnauti.
Në vitin 1926 familja e Shuajbit shpërngulet nga Shkodra dhe vendoset në Siri. Por, tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjë të pranishme.
Shejh Shuajb Arnauti lindi në vitin 1928, në Damask, ku qëndroi deri në vitin 1983. Pas luftës që shpërtheu në Siri, ai u shpërngul në Aman të Jordanisë, ku edhe ndërroi jetë.
Dijet elementare të islamit i mësoi nga i ati i tij dhe qysh i vogël mësoi përmendësh shumë pjesë nga Kur’ani. Dëshira për t’u thelluar edhe më tepër në sekretet e librit hyjnor e bëri atë që qysh nga mosha 17 vjeçare t’i përkushtohej mësimit të gjuhës arabe dhe gramatikës së saj.Kështu për më se dhjetë vjet radhazi Arnauti vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut. Gjatë kësaj kohe ai mësoi nga dijetarët më të mirë të gjuhës arabe që kishte Damasku dhe lexoi librat më të njohur të dijetarëve të kohës. Dhe pas këtij udhëtimi të gjatë në thellësinë e gjuhës arabe, në të cilën arriti një nivel mjaft të lartë.
Numri i librave që i punoi vetë dhe me bashkëautorë, ose që ishte mbikëqyrës i tyre, arrin në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, ku përfshihen ato në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides...
Edhe pse lindi jashtë atdheut Shuajb Arnauti fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe.