Ruset veshin hixhabin në shenjë respekti ndaj rivaleve

Kombëtarja ruse në futsal për femra ishte mysafire në Iran, ku ka zhvilluar një takim miqësor me kombëtaren e Iranit.

Ndeshja u karakterizua me një gjest të ruseve të cilat në shenjë respekti për kulturën dhe traditat e këtij vendi, gjatë ndeshjes kanë mbajtur hixhabin, ndryshe nga ajo e zakonshmja.
Trajneri rus Alexander Kochetkov në lidhje me këtë ka thënë: "Ekipi ynë shpesh udhëton në Iran dhe iranianet shpesh vijnë tek ne. Kur luajmë tek ne, ekipi i iranianeve bartin hixhabin dhe pantallonat. Kur vajzat tona luajnë në Iran, ato e bartin hixhabin dhe veshin bluza të gjata, në përputhje me besimin e muslimanëve që nuk lejon dukjen e pjesëve të trupit, kokës, duarve dhe këmbëve.”
Futsali është sporti numër një në Iran. Ekipi i meshkujve ishte i treti në kampionatin botëror.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip