Shpërndahen 108 mijë përkthime të Kur’anit në 40 shtete dhe 10 gjuhë

Nga muaji maj i vitit 2015, Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë 536 mijë përkthime të Kur’anit falas, përfshirë këtu edhe ato që janë shpërndarë në gjuhën turke, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga ky fondacion, mësohet se shumica e Kur’aneve të përkthyer dhe me shpjegim në gjuhën turke, janë shpërndarë në shkolla të mesme, universitete, shoqata dhe institucione të tjera, bazuar mbi kërkesën e tyre.
Në kuadër të projektit “Dhurata ime le të jetë Kur’an”, ky fondacion ka shpërndarë 5 mijë përkthime të Kur’anit në vendet e Ballkanit, 23 mijë në vendet aziatike, 24.500 në Afrikë, 23 mijë në Lindjen e Mesme dhe 3.250 në vendet tjera.
Nga ana tjetër vazhdon përkthimi i Kur’anit në gjuhët angleze, frënge, rusishte, kazake, azere, boshnjake, gjuhën zyrtare të Nepalit dhe Etiopisë.
Rreth 108 mijë Kur’ane të përkthyera dhe të botuara, janë shpërndarë në 40 vende të botës.
Në kuadër të këtij projekti rreth 100 mijë Kur’ane të shkuara në Medine, janë shpërndarë në Siri, Irak, Liban, dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. 10 mijë kopje u janë dërguar sirianëve në afërsi të kufirit të Turqisë, ndërsa 10 mijë tjera janë dërguar në Gaza.
Në kuadër të këtij projekt TDV, synon përkthimin dhe botimin e Kur’anit në gjuhët spanjolle, gjermane, shqipe dhe në gjuhët tjera të botës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip