Për herë të parë një femër muslimane në Kongresin amerikan

Amerikania me origjinë somaleze, Ihan Omar nga Minnesota, ka hyrë në histori duke u bërë muslimanja e parë kongresmene. Ajo u zgjodh nga shteti mid-west, Minnesota.

Ihan ka lindur në Somali dhe si fëmijë ka ikur nga lufta e vazhdueshme në atë vend. Bashkë me familjen e saj për katër vite ka jetuar në një kamp refugjatësh në Kenia para se të zhvendoset për në Minesota.
Omar thotë se ndihet shumë e nderuar që kaq shumë njerëz kanë pasur besim tek ajo. Fitorja e saj, beson ajo, është rezultat i unifikimit të zërave të ndryshëm në atë rajon, duke filluar nga banorët që jetojnë për një kohë të gjatë në atë zonë, te emigrantët e Afrikës Lindore e te studentët.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip