Nga një refugjat somalez në ministër të qeverisë kanadeze

39 vjeçari Ahmed Hussen, i cili arriti në Kanada si refugjat nga Somalia në moshën 16 vjeçe, bëri betimin si ministër për Emigracion, Refugjatë dhe Nënshtetësisë në një ceremoni në Rideau Hall. Ai zëvendëson John McCallum, i cili ka shërbyer si ministër i emigracionit për më shumë se një vit.

Hussen ka lindur dhe është rritur në Somali. Në vitin 1993 emigroi në Kanada, ku u vendos në Regent Park dhe shpejt gravitoi drejt shërbimit publik. Në vitin 2002, bashkëthemeloi Këshillin e Komunitetit në Park Regent dhe arriti të sigurojë 500 milionë dollarë për rigjallërimin e projektit të Regent Park, duke siguruar kështu mbrojtjen e interesave të rreth 15.000 banorëve të zonës.
Si avokat dhe aktivist shoqëror Hussen ka dëshmuar shkathtësi të lidershipit dhe fuqizimit të komunitetit në Otava.
Aktualisht Hussen shërben si president Kombëtar i Kongresit somalezo-kanadez, organizatë kjo e komunitetit somalez që punon me autoritetet kombëtare dhe rajonale për çështjet me rëndësi për kanadezët që kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe forcimin e angazhimit qytetar dhe për integrim.
Reputacioni i fituar nga rezultatet e kontributi i punës së tij, ka bërë që të ftohet për t’iu bashkuar grupit të punës për modernizimin e sigurisë së të ardhurave për të rriturit, në Samitin e Aleancës për qytetin e Torontos.
Hussen flet rrjedhshëm gjuhën angleze, somaleze dhe suahili. Në vitin 2004, Toronto Star e ka shpallur atë si një nga dhjetë personat e Torontos që ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për komunitetin.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/ahmed-hussen-_1484139750.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip