Aktivistët muslimanë në Shtetet e Bashkuara, në krye me Linda Sarsour dhe Tarek El-Messidi kanë nisur fushatën për mbledhjen e të hollave për rindërtimin e varrezave të vandalizuara hebraike në St. Louis, duke dërguar një mesazh të fuqishëm unitetit dhe tolerancës.
Fushata filloi këtë javë, dhe ka të bëjë me restaurimin e rreth 200 varreve në varrezat Chesed Shel Emeth Society që janë dëmtuara apo shkatërruar nga vandalët, pas një vale kërcënimesh anti-semitike dhe të vandalizmit, që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara në fillim të kësaj jave.
Më së keqi e kanë pësuar varrezat 123 vjet të vjetra Sheses Shel Emet, ku janë shkatërruar afro 100 varre.
Për këtë arsye, grupet “Mpower Change” dhe “CelebrateMercyMuslim”, kanë mbledhur rreth 55 mijë dollarë për rregullimin e varrezave të shkatërruara, shumë kjo e tejkaluar, pasi që shuma e planifikuar ishte 20,000 dollarë. Por, paratë e tepërta, sipas organizatorëve, do t’ju dërgohen qendrave hebreje që kanë qenë cak i antisemitëve.