Duke marrë si shkas Ditën Botërore të Hixhabit, dhe për t’u solidarizuar me bashkëqytetaret e tyre muslimane, një grup i grave kanadeze jomuslimane, kishin vendosur ta bartin hixhabin për një muaj.
Ato thonë se e gjithë kjo ka qenë një përvojë pozitive dhe se ndjehen të fuqizuara.
Tarra Melanson, njëra nga jomuslimanet që kishte vendosur ta mbuloj kokën për një muaj, thotë se kjo përvojë e ka ndihmuar të krijon miqësi të reja me muslimanët përreth saj.
"Tani kur dikush flet me mua, më shikon në fytyrë. Ajo që atyre u intereson është që të dinë personi që jam unë, inteligjenca ime", tha ajo për CBC.
Në Kanada jetojnë 1 053 945 muslimanë, të cilët përbëjnë rreth 3.2% të popullsisë.
Sipas një regjistrimi të bërë në vitin 2011, një në pesë njerëz në Kanada kanë lindur jashtë.
Karta kanadeze e të Drejtave dhe Lirive, e cila është e vendosur në Kushtetutë ofron mbrojtjen e të drejtave fetare dhe të tjera.