Muslimanët në Kubë në pritje të ndërtimit të xhamisë së parë

Në kryeqytetin e Kubës komuniste, Havanë, do të fillojë ndërtimi i xhamisë së parë në këtë vend, që konsiderohet të jetë një nga më të mëdhatë në Amerikën Latine.

Muslimanët që jetojnë në Kubë, e konsiderojnë mungesë të madhe, njëkohësisht edhe problem të madh, por problemi është se në vend ekziston një xhami e cila është arsyeja pse në periudhën e ardhshme presim ndërtimin e objektit ku ata mund t’i kryejnë obligimet fetare.
Xhamia e re pritet të ndërtohet në pjesën e vjetër të Havanas.
Pedro Lazo Torres, i njohur si imam Jahja, është udhëheqësi më me ndikim musliman i Kubës dhe i pari klerik i vendit. Ai për USA Today tha se më herët ishin aq pak muslimanë saqë namazin kanë mundur ta falin në grup në ndonjë shtëpi. Por, më vonë, me shtimin e tyre u detyruan të falen edhe në rrugë.
Torres, tani kryetar i Ligës Islame të Kubës, shpjegoi se numri i njerëzve që kërkojnë të konvertohen në fenë islame është në rritje. Një pjesë e komunitetit musliman janë të ardhur nga Pakistani, Çadi, Nigeria dhe Ruanda, por shumica sipas tij janë kubanezë të konvertuar.
“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e të konvertuarve janë muslimanëve kubanezë, e jo pasardhës të arabëve”, thotë Ahmed Abuero, një tjetër udhëheqës fetar.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip