Nëse në Google kërkoni fjalën "muslimanja", në çfarëdo gjuhë, në shumicën e rasteve do të paraqiten gratë plotësisht të mbuluara me nikabe ose burka të zeza, e nëse fytyrat e tyre janë të dukshme, atëherë ato janë vetullngrysur dhe duken të frikësuara.
Një nismë e re në mes të portalit ‘MuslimGirl’ dhe platformës online për shkarkim të imazheve ‘Getty Images’ synon ndryshimin e këtij keqpërfaqësimi të muslimaneve në media.
Amani al-Khatahtbeh, kryeredaktore dhe themeluese e portalit ‘MuslimGirl’, thotë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të, sepse e gjithë kjo vjen si pasojë e 11 shtatorit 2001.
"Muslimaneve nuk u është dhënë mundësia që ta përfaqësojnë veten e tyre. Ne duam ta ndryshojmë këtë", thotë Amani e cila vitin e kaluar ishte në listën e Forbes “30 nën moshën 30 vjeç".
"Vizualitetet në të cilat ne jemi të ekspozuar në baza ditore, ndikojnë në atë se si ne e shohim veten dhe se si i shohim të tjerët", thotë Claudia Marx, drejtoreshë e trendeve vizuale në ‘Gettty Images’ duke shtuar se ky koleksion është ajo që në të vërtetë gratë muslimane janë duke bërë dhe çfarë në të vërtetë janë ato.
Imazhet për këtë artikull i ka punuar Jena Masoud, duke i përdorur si modele vajzat nga mjedisi i tyre
në mënyrë që e gjithë kjo të jetë sa më reale.
Al-Khatahtbeh thotë se koleksioni tashmë është duke marrë reagime pozitive, sidomos nga gazetarët.
"Definitivisht ekziston nevoja që të kemi muslimane që dinë se si duhet të paraqiten", përfundon Al-Khatahtbeh.