Për herë të parë Izraeli emëron një diplomate muslimane përfaqësuese jashtë vendit
31 vjeçarja Rasha Atamny është diplomatja e parë muslimane të cilën Ministria e Jashtme e Izraelit e ka caktuar që ta përfaqësojë vendin jashtë, si sekretare e parë në ambasadën izraelite në kryeqytetin turk Ankara.
Atamny ka lindur në Baka el-Garbije, qytet në anën izraelite të kufirit të Bregut Perëndimor me afro 30.000 banorë. Ajo më herët ka studiuar për psikologji.
Verën e kaluar, Izraeli dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje pajtimi, duke i dhënë fund një periudhe të akullt gjashtëvjeçare në marrëdhëniet mes tyre.
Artikulli i kaluar