Muslimanja e parë e emëruar si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Amina J.Mohammed është betuar në Kuran gjatë emërimit të saj si Zëvendëse e re e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

"Më vjen mirë që zëvendësja ime është znj. Amina J.Mohammed, ka thënë Guterres, i cili me znj. Muhamed punoi një kohë të gjatë në projektet e zhvillimit të OKB-së.

Me këtë emërim, Amina Muhammed është bërë gruaja e parë muslimane e emëruar si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. Gjatë mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ben Ki-moon ka qenë këshilltar i tij në projektet për zhvillim.

Amina Muhammedi ka lënë vendin e Ministrit të Mjedisit në qeverinë nigeriane për t'u emëruar në pozicionin e ri. Me këtë rast rastë, Presidenti i Nigerisë Yemi Osinbajo ka përgatitur një takim të veçantë në Pallatin Presidencial në Abuja, ku shprehu mirënjohjen për kontributin e saj aktuale në zhvillimin e Nigerisë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip