Shëndetësi

Dr. Xhemil Kudsi ed-Duvejk, një ekspert i mjekësisë së bazuar në Kur’an dhe Hadith, thotë se çështja se si të përdorim kokrrat e farës së zezë /apo vajit, bazohet në shumë hadithe autentike që flasin për vlerën e farës së zezë.

Lakra turshi përshpejton shërimin e plagëve dhe vepron tek reumatizma dhe inflamacioni i venave. Lokalisht mund ta përdorni për të lehtësuar kruarjet e lëkurës për shkak të inflamacioneve të ndryshme alergjike, djegiet e vogla, kafshimet e insekteve, veçanërisht bletët ose grenzat.

Arteriet e shëndetshme janë pjesë e rëndësishme e organizmit tonë dhe janë të rëndësishme për një shëndet të mirë.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe (NHS) ka bërë të ditur se ka nisur një projekt që mbështetet në ndikimin e besimit islam në trajtimin e problemeve psikiatrike dhe të shëndetit mendor.

Shkaktarë për probleme serioze në shëndetin tonë mund të jenë kolesteroli i lartë dhe presioni i lartë i gjakut.

Në ditët e sotme, hixhami po fiton popullaritet me një ritëm shumë të shpejtë. Kjo kryesisht për dy arsye kryesore, së pari se është një sunet dhe si i tillë duhet të respektohet dhe kryhet nga të gjithë muslimanët të cilët kanë mundësi dhe së dyti, shkenca dhe njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për dëmet dhe efektet anësore të medikamenteve dhe po ju drejtohen kurave natyrale.

Kur dikush shkon te dentisti me siguri se në radhë të parë mendon në shëndetin e dhëmbëve. Mirëpo shëndeti dhe dobia e dhëmbëve shkon shumë më larg se sa funksionin që e njohim në lidhje me dhëmbët dhe përtypjen të cilën ua përcaktojmë dhëmbëve.

Në mbarë botën sëmundjet sipërfaqësore mikotike të lëkurës janë ndër problemet më në zë të lëkurës. Këto infeksione shkaktonjë një llojllojshmëri të manifestimeve klinike, duke përfshirë tinea capitis, tinea pedis, tinea corporis, tinea cruris dhe granuloma Majocchi. Tinea pedis apo mikoza e këmbëve është sëmundja më e shpeshtë mikotike e lëkurës, e që atakon këmbët. Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe flotës dermatofite, në vende të ndryshme të botës sëmundja shihet në periudha të ndryshme të vitit.

Jeta dinamike, agjenda e stërmbushur, qëllimet e larta, mungesa e kohës, por edhe ndoshta mungesa e mjeteve financiare, si dhe shumë faktorë tjerë ndikojnë që njerëzit nuk munden të shërohen në mënyrën më të mirë nga shumë sëmundje. Ato fillojnë si çrregullime të vogla, por të cilat kemi mundësi edhe t‘i parandalojmë apo edhe me ndihmën e Allahut, azze we xhel, t’i shërojmë edhe vetë me shumë pak kujdes dhe kohë të cilën e kemi në dispozicion secili prej nesh.