Aktualitete

Sot, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof.Sabri ef. Bajgora, u prit nga sekretari gjeneral i Qendrës për Hulumtime Islame (ISAM) dr. Fahrettin ERGÜN.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur në takim në selinë e Presidencës së Përgjithshme për Fetva dhe Kërkime Studimore, nga myftiu i Madh i Mbretërisë së Arabisë Saudite, njëherësh kryetar i Këshillit, eminenca e tij, shejh Abdulaziz bin Abdullah al Shejh.

Në Turqi po i zhvillon punimet simpoziumi ndërkombëtar "Trashëgimia kulturore dhe fetare në Ballkan përgjatë historisë", organizuar nga Universiteti Kirklareli - Fakulteti i Studimeve Islame-Ilahijat, në qytetin Kirklareli të Turqisë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e regullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.

Gjatë qëndrimit në Riad të Arabisë Saudite, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, zhvilloi një takim në Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, në të cilën u prit nga zëvendësministri, dr. Avad al-Anzi.

Në kuadër të Forumit për vlerat e përbashkëta të pasuesve të religjioneve të ndryshme, të organizuar nga Liga e Botës Islame (RABITA), sot, përfaqësuesit e feve islame, krishtere, hebreje dhe hinduse, janë pritur në një takim në Qendrën Globale për Luftimin e Ideologjisë Ekstremiste.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al-Isa.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim Abdulaziz Alobaid, drejtor gjeneral i Fondacionit Kuvajtian për ndihmë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Me ftesë të sekretarit gjeneral të Ligës së Botës Islame (RABITA), dr. Muhamed Abdulkerim al-Isas, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në Forumin global të vlerave të përbashkëta të pasuesve të religjioneve të ndryshme

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!