Aktualitete

Një aksion i jashtëzakonshëm po zhvillohet nga dita e parw e Ramazanit mes “Bereqetit” dhe Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë.

Për nder të muajit të bekuar Ramazan, në Xhaminë e Madhe të Ferizajt u mbajt manifestimi kuranor “Me zërat e Ferizajt në muajin e zbritjes së Kuranit”, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt.

Sot, në ambientet e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, bashkëpunëtorëve të tij, profesorëve te Medresesë dhe të Fakultetit të Studimeve Islame, si dhe me pjesëmarrjen e atasheut të Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, z. Amer Alanazi dhe të konsulit të Arabisë Saudite, Sultan es Sehli, u inaugurua programi për shpërndarjen e iftareve dhe hurmave i Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim atasheun për Çështje Fetare nga Ministria e Çështjeve Fetare e Arabisë Saudite, z. Amer Alanazi.

Pas iftarit sonte, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kanë ndezur dritat dekorative.

Më 27 shkurt 2025, me ftesë të Kryesisë së xhamisë “Saber” në Wintenturn të Zvicrës, drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica dhe anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Sylejman ef. Fejzullahu, morën pjesë në tubimin e organizuar nga Qendra Islame Shqiptare “Saber”, me rastin e përfundimit të renovimit të objektit për xhami.

Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar të muajit Ramazan, në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë, në mënyrë solemne u përurua xhamia e re.

Sonte, me faljen e namazit të teravive, e me ngrënien e syfyrit në agimin e nesërm, besimtarët myslimanë nisin ibadetin e agjërimit të muajit të bekuar Ramazan.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano.

Nën organizimin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, sot u mbajt takimin me studentët e diplomuar në këtë fakultet (Alumni).