Aktualitete
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan, i cili sot gjatë ditës qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, së bashku me kryeimamin e BIK-ut, Vedat ef. Sahitin, kanë pritur në takim kryetarin e Unionit Shqiptar Mysliman në Austri, Vahidin Behlulin.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati.
Me ftesë të Kryesisë së Qendrës Islame Shqiptare “Oaza”, në Spreintebach të Zvicrës, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, qëndroi për vizitë në këtë Qendër, ku u prit nga imami Xheladin ef. Leka dhe nga Kryesia e Qendrës.
Nën organizimin e Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë me seli në Doha të Katarit dhe në marrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës, njëzet imamë nga Kosova po marrin pjesë në Seminarin njëjavor të organizuar nga ky Union, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë
Akademia e Kuranit “Hifdh Kids”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot organizoi ceremoni me rastin e përfundimit të hifzit të nxënëses Merjeme Shabani, e cila është edhe hafëzja e parë e kësaj Akademie
Nën organizimin Departamentit të të Rinjve që funksionon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u mbajtën garat e njohurive fetare me nxënësit nga gjithë Kosova.
Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim përfaqësueset e organizatës “SIT - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime” të kryesuar nga znj. Elma Berisha me bashkëpunëtore.
Shtëpisë Botuese "Dituria Islame", është pjesë e edicionit të 23-të të Panairit të Librit në Ulqin, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbahet çdo vit në qytetin bregdetar.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës ka filluar ndërtimin e shtëpisë së re për familjen pesë anëtarëshe Pozhegu nga Gjakova