Histori

Me depërtimin e osmanlinjve në gadishullin e Ballkanit dhe në trojet shqiptare në shekujt XIV e XV, dhe me vendosjen e administratës shtetërore osmane, fillon një periudhë e re edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e qyteteve shqiptare me ndikim oriental. Këto risi i gjejmë të shprehura në të gjitha format e jetës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar.

Në Kumanovë para Luftës së Dytë Botërore ka funksionuar përpos Medresesë së djemve edhe Medreseja e ulët e cila gjendej në vendin ku është ndërtuar spitali i qytetit, pronë e Zyrës së Vakëfit në Kumanovë dhe këtu mësonin vajzat.

Abdullah Tullunxhiç

Marrëdhëniet midis Islamit dhe Krishterimit fillojnë që në kohën e Profetit Muhamed (a.s.) me emigrimin e myslimanëve në Abisini tek mbreti kristian Nexhashi, vazhdojnë me Kartën e Medinës, pastaj e pasojnë marrëdhëniet e kalifëve, etj.

Dr. Isa Memishi

Mbishkrimi i Pllakës së mermertë të gurthemelit të Urës së moçme në Rogovë të Hasit thuhet, sipas përkthimit të lirë: ”I njëjti bujar Hasan Aga, i cili u bë i pranueshëm i Mbretit të mbretërve të botës. Që të bëhet ndërtimi i rrugës te vendkalimi i lumit, ka bërë një urë të përforcuar me shtylla. Valihu për këtë e tha kronostikun: O urë e çuditshme ndërtim i fortë! ” Vlera numerike e kronostikut është 987, që tregon vitin e ndërtimit të Urës sipas kalendarit hixhrijan, dhe i përgjigjet vitit 1579 sipas erës sonë. Leximin, përkthimin dhe deshifrimin e e mbishkrimit e bëri prof. Nehat Krasniqi, Shef i Departamentit të Koleksioneve të veçanta në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Prizreni, para çlirimit nga ushtria e Perandorisë Osmane në krye me Sulltan Fatih Mehmedin e II-të më 21 qershor 1455, ishte në kthetrat të pushtuesve serb, saktësisht të mbretërisë serbe mesjetare të Car Dushanit. Prizreni gjatë pjesës së dytë të shekullit XIX ishte në kuadër të Vilajetit të Kosovës, kryeqendra e të cilit ishte Shkupi, si pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane.

Arkitektura islame është ndër pasuritë kulturore më të çmuara të popullit shqiptar, për deri sa për arkitekturën islame të Shqipërisë të zhvilluar gjatë periudhës osmane mendon se në fazat e para të saj, kryesisht gjatë shek. XIV dhe XV është e prurë nga ushtritë osmane dhe prototipa arkitekturor të cilat janë realizuar në vendet prej ka kanë ardhur ushtritë osmane, të cilat me sukses nga mjeshtër ushtarak janë realizuar edhe në vendin tone

Ky shkrim i shkurtër ka për qëllim të diskutojë në mënyrë shumë të shkurtër kontributin e dijetarëve të hershëm në ekonomi, duke i përmendur disa koncepte ekonomike të diskutuara nga ata, pa pretenduar se kjo temë e rëndësishme mund të përfshihet në këta pak rreshta.

Shkruan: Abedin Rakipi

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!