Rajoni

Me organizimin e një ceremonie solemne të dielën në fshatin Debresh u inaugurua objekti i Xhamisë së re “Rabia”, e ndërtuar me kontributin e banorëve të fshatit.

Në Ohër kanë filluar punimet për ruajtjen dhe rindërtimin e Xhamisë së Ali Pashës, lokalitet historik nga shekulli XVI.

I Madhi Zot zgjodhi një shembull të përsosmërisë, Profetin Muhamed a.s., simbol i moralit dhe virtytit që i zbriti dritën gjithë njerëzimit. Me mësimet dritëdhënëse kultivoi dashuri e frymë paqësore ndër njerëz, siguroi lartësimin shpirtëror të tyre me normat më të mira morale e shpirtërore. Prandaj, me ngjyra dhe dizenjo të veçantë, Medreseja e Korçës organizoi një program festiv në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e veprimtarisë tonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast në të kaluarën, dëshirojmë t’i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.

Sot, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me shefin e kabinetit të tij, Muzemil ef.Osmani, kanë shëtitur nëpër parcelën e selisë së BFI-së në Kalanë e Shkupit.

Qyteti i Sarandës ka pritur për tre ditë me radhë të rinj të besimeve të ndryshme fetare nga Elbasani.

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër” ka zhvilluar më 3 maj 2017 simpoziumin shkencor “Kur’ani dhe Shkenca”. Aktiviteti fillimisht është hapur me një dokumentar të shkurtër lidhur me temën e simpoziumit.

Medreseja Isa Beu -paralelja e vajzave në Tetovë ,të premtën me datë 21 04.2017 me rastin e shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit Alejhi Selam organizoi hapjen e ekspozitës “ Artet e Bukura”, të përgaditur nga nxënëset e kësaj paralele.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, ka nisur sërish fushatën e dhurimin të gjakut ndaj fëmijëve talasemikë.
Fushata ka filluar sot, më 20 prill, e enjte në orën 10:00, në ambientet Komunitetit Mysliman përmes dhurimit nga vetë kryetari z. Skender Bruçaj dhe stafi i Komunitetit Mysliman dhe më pas do të shtrihet në të gjitha Xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit, çdo të premte.

Myftinia e Kukësit organizoi një simpozium për Profetin Muhamed a.s., ku u fol rreth shembullit dhe virtytit të më të lartit të njerëzimit.