Lajme nga Bota

Shefja e policisë turke për herë të parë mori pjesë në ceremoninë zyrtare me shami koke, si pjesë të uniformës, vetëm pak ditë që prej botimit në Fletoren Zyrtare të Turqisë të rregullores së re që punonjëseve të policisë ua lejon mbajtjen e shamisë së kokës së bashkë me uniformën e tyre.

Forca territoriale policore e Skocisë “Police Scotland” ka njoftuar se gratë nga komunitetet myslimane tani mund të veshin hixhabin si pjesë të uniformës së tyre.

Ministri i Punëve të brendshme të Gjermanisë Thomas Maizier, mes një debati të ashpër rreth integrimit, tha se përkrah një ndalim të pjesshëm të burkës, duke theksuar se mbulimi i tërësishëm i fytyrës ‘nuk i përket’ Gjermanisë.

Kreu i ri i organizatës muslimane në Francë, ka shkaktuar zemërim në gjithë Francën, pasi sugjeroi se muslimanët duhet të janë ' diskret' në mes të polemikave, pas ndalesës së burkinit në disa qytete franceze.

Grave të cilat paraqiten në kostume banje të njohur si burkini do t’ju kërkohet ta heqin dhe ta zëvendësojnë me veshje më të përshtatshme. Kush nuk i bindet kërkesës dhe refuzon të lërë plazhin do të përballet me një gjobë prej 38 euro.

Siç shkruan ‘Hamburger Abendblatt’, drejtoresha e shkollës së mesme Kurt-Tucholsky-Schule në Hamburg qëndroi në mbrojtje të lirisë fetare të nxënësit i cili nuk pranuan të shtrëngoj dorën me mësuesen për arsye fetare, dhe refuzoi kërkesën e mësueses për largimin e tij nga ceremonia e diplomimit.

30 vjeçarja Ibtihaj Muhammad, është sportistja e parë amerikane me hixhab në Lojërat Olimpike, si pjesë e ekipit amerikan të skermës që ka fituar medalje të bronztë në Rio de Janeiro, raporton Anadolu Agency

Këto ditë, në disa portale po qarkullon një lajm, ku thuhet se klubi i futbollit Arsenal ka marr dritën e gjelbër për ndërtimin e një xhami pranë ‘Emirates Stadium’, pas kërkesës së lojtarëve muslimanë që të kenë një hapësirë për kryerjen e lutjeve.

Minesota mund të shkruajë historinë këtë vjeshtë, duke zgjedhur ligjvënësen e parë muslimane, me prejardhje somaleze.

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje imamin dhe asistentin e tij përgjatë rrugës Queens në New York, teksa po ktheheshin nga namazi i akshamit.