Lajme nga Bota

Nga rritja e retorikës anti-muslimane në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 femra të mbuluara muslimane, kanë filluar të ndjekin një kurs të arteve marciale në kuadër të vetëmbrojtjes dhe armiqve të tyre, raporton Reuters.
Egjiptian-amerikania Rana Abdelhamid, mjeshtre e karatesë në stilin Shotokan, ka pranuar se janë rritur kërkesat e femrave muslimane që të mësojnë si të vetëmbrohen, transmeton Telegrafi.
“Unë jam regjistruar për të mësuar se si të vetëmbrohem në rast sulmi për shkak se kohët e fundit në SHBA është rritur retorika anti-muslimane”, ka deklaruar një grua.

Anëtari i administratës së dy xhamive të shenjta të Mekës dhe Medinës, përmes fotografive, shpjegon hapësirën ku është varrosur Pejgamberi i Zotit, Muhamedi, alejhis-selam.

Të vetmit dy përfaqësues muslimanë në kongresin amerikan i kanë bërë thirrje komunitetit të tyre fetar të mërkurën për të marrë pjesë më shumë në politikën e SH.B.A, raporton Daily Sabah.

Më datë 27.02.2016 në Xhaminë e Bardhë Aarburg, në një ambient impozant u u mbajt manifestimi madhëshor me çrast 18 gra të moshuara përfunduan leximin e Kuranit që njëherazi janë gjenerata e parë e grave në këtë xhami.

Dje, më 22 shkurt, 2016, ditë e hënë, në objektin e ri të xhamisë “Dituria” të shqiptarëve të Gjenevës, u mbajt kuvendi i V-të me radh i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës (UISHZ).

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Görmez në një takim të zhvilluar në qytetin Van lexoi deklaratën e mbledhjes tre ditore të konsulencës me krerët e Myftinive të qyteteve të Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Më datë 20.02.2016 në Spitalin Kantonal të Aargaus në qytetin Aarau u realizua aktiviteti humanitar i dhurimit të gjakut nga bashkëvendasit tanë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Presheves, të gjithë këta anëtarë të Xhamisë së Bardhë në Aarburg të Zvicrës, shkruan në faqen informuese të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, uais.ch.

Stephanie Kurlow është një 14-vjeçare nga Australia, e cila në vitin 2010, bashkë me babanë (australian), nënën (ruse) dhe dy vëllezërit e saj, u konvertua në Islam. Për më tepër, Stephanie është balerinë, e cila nuk dëshiron që bartja e hixhabit ta parandaloj rrugëtimin e saj artistik.

“Taksi Rozë”, i cili do të jetë në shërbim vetëm për klientët e gjinisë femërore do të jetë një fenomen i përhershëm në rrugët e qytetit Sivas në Turqinë qendrore.

Përkundër humbjes së shikimit, studenti indian Taha Mahbub ka mësuar tërë Kuranin përmes alfabetit Brailli, në shkollën për mësimin e Kuranit përmendsh në Universitetin e qytetit Kiral të Indisë.