Lajme nga Bota
Të gjithë menduan se nuk ka banorë në Lazarat që nuk ka kultivuar bimë narkotike, por pas ndërhyrjes së forcave policore doli se dhjetëra familje nuk kishin mbjellë asnjë rrënjë kanabis, madje në shtëpitë e tyre nuk u gjet asnjë armë.
Xhamia më e madhe në Danimarkë, duke përfshirë edhe minaren e parë në këtë vend, u hap të enjten, më 19 qershor 2014, në veriperëndim të Kopenhagës,
Sot, në xhaminë ‘Hoxhë Sinan Pasha’ në Kaçanik, në praninë e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, Florim Neziraj, të imamëve Llokman Hoxha e Bujar Dervishi dhe para xhematit të kësaj xhamie, me lot në sy e shqiptoi shahadetin dhe e pranoi zyrtarisht islamin kapiteni i KFOR-it, Bartolomiej Urban.
Një konferencë për zhvillimin e Instituteve Kur'anore në vendet jo-muslimane do të fillojë në kryeqytetin e Spanjës, në Madridit, të mërkurën në mbrëmje.
Sulmuesi i kombëtares franceze, Karim Benzema, zbulon ritualin që bën para çdo ndeshje që luan.
Qyteti i Marsejës, në jug të Francës, ishte mikpritës i edicionit të 4-t të Garave të Kur’anit për fëmijë dhe për të rinj.
Makina gjigante e kërkimit, Google, përkujtoi 888 vjetorin e filozofit dhe mjekut të famshëm musliman, Ibn Rushdiun, me një pikturë të projektuar bukur në faqen e saj.
Arif Demirel një 60 vjeçar nga Turqia vendosi të emigrojë në Mali për arsyen e thjeshtë t’u mësoj kuranin myslimaneve në këto zona, duke sfiduar temperaturën e lartë dhe kushtet e vështira të jetesës, i moshuari është nisur për në Afrikën Perëndimore dhe pse pa dëshirën e familjarëve të tij, të cilët ishin shprehur kundër kësaj nisme që i moshuari kishte ndërmarrë për arsyen e thjeshtë pasi i moshuari ishte me sëmundje kronike, por kjo nuk e ka ndaluar që ai të niset për në Mali.
Muslimanët në Islandë janë të vendosur të fillojnë ndërtimin e xhamisë së parë, javën e ardhshme në qytetin Rejkjavik, pasi Këshilli i Qytetit vendosi për projektin e vitit të kaluar.
Qendra Islamike Al-Az’har në Egjipt ka mirëpritur vendimin e Papa Françeskut për të lejuar muslimanët të lëxojnë Kur'anin dhe t’i kryejnë lutjet islame në Vatikan.