Rajoni

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bazë të një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi një takim pune me imamët dhe myftinjtë të cilët predikojnë nëpër institucionet e riedukimit në Shqipëri.

Studentja muslimane me mbulesë nga qyteti i Shkupit, Sumeja Ademi (19), bashkë me shoqen e saj të krishtere, të enjten e kaluar janë sulmuar fizikisht dhe verbalisht në qendrën e qytetit të Shkupit nga tre maqedonas të fesë krishtere, duke i porositur se “ky është vend i krishterëve, ndërsa ata me mbulesë të zhduken nga kanë ardhur në Arabinë Saudite”, raporton Anadolu Agency

Paraditën e së shtunës, më 25 shkurt 2017, Myftinia Shkodër organizoi konferencën e 6-të vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës.

Ideja për të filluar me punimin e produkteve nga materialet natyrore dhe plotësisht ekologjike, Senad dhe Enesa Kapiç thonë se u ka ardhur nga dija se në tregun e brendshëm ka shumë pak produkt ku cilësia vjen e para.

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” Hafiz Ali Korçën (pas vdekjes) me këtë motivacion: “Për rolin dhe kontributin e tij të rëndësishëm e vetëmohues në dobi të çështjes kombëtare: si martir i kombit e kulturës shqiptare, si klerik atdhetar i shquar e veprimtar i flaktë për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj, si figurë e papërsëritshme intelektuale, duke u shndërruar në një nga dijetarët më të ndritur të filozofisë islame në Shqipëri”.

Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës do i nënshtrohet një restaurimi të plotë nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Forumi Rinor Islam bëri hapjen e muzeut të Muhamedit a.s. në Çifte Hamam në Shkup, muze ky i cili paraqitet për të parën herë në Maqedoni.

Forumi Rinor Islam në Maqedoni mundëson paraqitjen e projektit “Muzeu i Muhamedit a.s.”, i cili po paraqitet për herë të parë në Maqedoni.

Me ardhjen e sistemit komunist në vendin tonë në vitin 1944, filloi një propagandë e pastër antifetare. Hap pas hapi lufta ndaj klerit fetar u konsolidua në shumë aspekte, derisa arriti kulmin e saj më 6 shkurt të vitit 1967, ku pas fjalimit famëkeq të Enver Hoxhës, Shqipëria u shpall i vetmi vend ateist në botë. Në këtë kontekst në ambientet e Universitetit Bedër u zhvillua aktiviteti përkujtimor “In memoriam, 50 vjet nga ndalimi i fesë”.

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Akademinë Ortodokse, Durrës dhe Seminarin Ndërdioqezan, Shkodër zhvilluan simpoziumin e radhës ndërfetar me temë: “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”