Rajoni

Ditën e enjte, më 28 korrik 2016, u zhvillua ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e minares së re të xhamisë Fshati i Ri, Postribë.

Ditën e shtunë, më 23 korrik 2016, u zhvillua ceremonia e përurimit të xhamisë së re të fshatit Kullaj, në Njësinë Administrative Postribë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të punimeve për reformën në drejtësi.

Më 10.07.2016, në mënyrë zyrtare Mejtepi i Xhamisë së Larme në Tetovë, me sukses nxori hafizin e ri të Kuranit famëlartë, hafiz Abdullah Asllanin.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ka shtruar në ambjentet e brendshme të kryeministrisë iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Forumi Rinor Islam - Dega Shkup në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit, më datë 21.06.2016 realizoi iftarin tradicional në sheshin Skënderbeu.

Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës për herë të nëntë me radhë organizuan iftarin e përbashkët tradicional me rastin e muajit të shenjtë, Ramazanit.

Dje, më datë 15 qershor 2016, Universiteti Bedër zhvilloi ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për z. H. Selim MUÇA, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përgjatë viteve 2004 – 2014, Kryetar Nderi i KMSH-së.

Muaji i madhërueshëm i Ramazanit e gjen publikun shqipfolës me një tjetër emision televiziv të mundësuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e që transmetohet përmes ekranit të televizionit Vizion Plus dhe në platformën digjitale Tring.

Gjimnazi islamik "Dr. Ahmed Smajloviç" është vendosur në katin e parë të xhamisë së Zagrebit. Ky është gjimnazi i parë i këtij lloji në Evropë, jo vetëm për rendin dhe qetësinë që mbizotëron në korridoret e shkollës, por për programin akademik të gjimnazit me katër lëndë fetare, raporton Anadolu Agency.