Lajme nga Kosova

Pas udhëzimit administrativ, marrëveshjes me Agjensionin e regjistrit civil dhe me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, është arritur të largohen nga kjo skemë ata të cilët kanë përfituar joligjshëm duke kursyer mbi 10 milionë euro.

Familjarët e dy djemve Gjonaj nga Gjakova, të cilët humben jetën në mëngjesin e të enjtes (02.02.2017) në një aksident komunikacioni, ia kanë shtrirë dorën e pajtimit familjes Hyseni nga Peja.

Ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Saradran të Istogut u arrit me kërkesë të qytetarëve dhe iniciativën e Këshillit të Bashkësisë Islame Istog me në krye Muhamet ef.Lipaj dhe në bashkëpunim me KK Istog.

Ndërrimi i moteve festohet në mbarë botën, por jo edhe në fshatin Bresanë të Opojës.

Bashkësia Islame e Kosovës kishte kërkuar me ngulm që të gjendet vendi për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, por kanë kaluar afro katër vite dhe nuk është vënë asnjë tullë në ndërtimin e saj. Për ndërtimin e saj duhet të lëshohet leja e ndërtimit nga Komuna e Prishtinës. Kjo e fundit para pak ditësh e ka formuar një komision për këtë punë.

Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni në koordinim të plotë me z.Muhamed Mavraj - përfaqësues i Këshillit te Bashkësisë Islame në Pejë dhe shoqatës "Bereqeti", dega në Pejë kanë dhuruar ndihma në ushqim për familjet skamnore.

Në shenjë nderimi për datëlindjen e profetit Muhamed a.s., Unioni i studentëve nga Fakulteti i Studimeve Islame ka organizuar dje aktivitet "Ta njohim Muhamedin alehi selam", në shenjë nderimi për datëlindjen e profetit Muhamed a.s

Këshilli i Bashkësisë Islame Ferizaj organizoi manifestim me rastin e Mevludit- ditëlindjes së Muhamedit a.s.

Ditën e hëne (05.12.2016), në praninë e Myftiut të Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetarit të KBI të Vitisë Husamedin Hoxha me bashkëpunëtorë, nënkryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, nënkryetarit të Komunës së Kllokotit Hasan Rashiti, hoxhallarëve e shumë xhematlinjëve u vendos gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit.

Mësimdhënësja e matematikës, Fatmire Bajrami, për shkak të shamisë së saj është detyruar të largohet nga shkolla fillore “Visar Krasniqi’’ në Drenoc të Malishevës dhe të transferohet në shkollën e mesme profesionale ekonomiko-juridike “Lasgush Poradeci” në Kijevë.